1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mojanovski: Me Bullgarinë nuk duhet humbur edhe 25 vite tjera sikur me Greqinë

Profesori universitar Cane Mojanovski thotë se problemi me Bullgarinë mund të tejkalohet vetëm me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë dhe për këtë nuk duhet të humben 25 vite të tjera sikur në kontestin me Greqinë, sepse dëmi i gjeneratave do të jetë e pa kompenzueshëm për të dy vendet.

Ai sqaron se në Bullgari deri në ditën e sotshme llogariten si trashëgues të gjithçkaje që i takon pjesës së Maqedonisë së sotshme dhe se Sofja zyrtare ka hapësira të dyfishta.

“Jo larg pyeta një profesor të Fakultetit Juridik në Sofje pse ju bullgarët nuk kërkoni të drejta për popullin bullgar në Greqi, pse nuk hapni universitet në Selanik në gjuhën bullgare, e unë t’i dërgojë nipërit e mi të studiojnë në Selanik, e në gjuhën bullgare? Për shembull, nëse Kryengritja e Ilindenit është e përbashkët, pse bullgarët nuk kërkojnë të ndjehen heronjtë e betejave që kryengritësit tre muaj pas kryengritjes i kanë udhëhequr Osmanlinjtë në territorin e sotshëm të Greqisë Veriore? A nuk është ajo pjesë e historisë së tyre? Për këtë them se ato ende nuk kanë dalë nga manteli i politikës mbretërore, e cila pretendon zgjerimin e saj kah perëndimi dhe realizim të kufijve sanstefanik. Por, sot pas 150 vitesh, Ballkani është krejt ndryshe dhe lojtarët e mëdhenj si Franca, Gjermani etj. duhet të ndalojnë ta trajtojnë Maqedoninë si të papjekur, por të fillojnë ta respektojnë si shtet sovran me rrugë dhe zhvillim të vet”, thotë Mojanovski.

Profesori thotë se patjetër duhet të ndryshohet dioptria dhe të kuptohet se në këtë territor në të kaluarën historia është thurur e ndërthurur, por pastaj popujt dhe shtetet kanë nisur të zhvillohen sipas rrugës së tyre.

“Unë nuk e di çfarë tjetër do të ishte zgjidhje përveç që të shpresojmë se politikanët në të gjitha vendet fqinje, jo vetëm në Bullgari, të kuptojnë se njerëzit bëjnë dhe njerëzit prishin, e ato do të bëjnë të gjithë të shkojmë përpara, e jo të mbetemi të bllokuar në të kaluarën. Në Bullgari ka edhe politikanë edhe opinion me vetëdije dhe ndërgjegje, të cilët janë të gatshëm të hapërojnë. Duhet së bashku të heqim dorë nga disa retorika që i ndërtuam dhe ngjarje që ne i glorifikuam në të kaluarën dhe të respektohemi në emër të ardhmërisë. Vetëm diplomacia mund ta zgjidhë problemin, por të mos jetë e prangosur në kufizime historike, thotë Mojanovski.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com