18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Mjeku Mehmedoviq: Nxënësit duhet të kthehen në mësim online, 37% të vaksinuar janë shumë pak

Shkup, 16 nëntor – Mjeku Zllate Mehmedoviq, mbrëmë në Sitel deklaroi se nxënësit më së miri do të ishte përsëri të ndjekin mësimin online, sepse tanimë nuk besohet që të rinjtë më lehtë e kalojnë virusin, informon Zhurnal.

Masat që janë sjellur nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk janë në drejtim të përmirësimit të gjendjes nga vala e fortë që ka kapluar përsëri vendin, ndërsa parashikimet janë se në muajt dimërore ka gjasa njerëzit të mblidhen në shtëpitë e tyre në numër më të madh.

“Ndoshta mësimi online është me stres, por deri tani duheshte të gjendet zgjidhje sepse dy vite po jetojmë me virusin. Ajo që i lëshuam nxënësit me prezencë fizike, lejuam virusin të shpërndahet dhe të krijojë forma më serioze që e sulmojnë imunitetin”, thotë ai.

Mehmedoviq shton se askush nuk e di pikën e saktë kritike kur do të arrihet nga rastet e reja, por dihet se në shenjë do të jenë qytetarët e pavaksinuar.

“Si duket ne jemi shteti i vetëm në botë që kemi vetëm 37% të vaksinuar, ndërsa çertifikata vaksinimi kanë 100% e qytetarëve”, potencon Mehmedoviq duke aluduar për çertifikatat e falsifikuara dhe çertifikata të huazuara nga familjarët, për të hyrë në restorante dhe qendra tregtare.//Zhurnal.mk

Related posts

Mexhiti mohon se deputetët e BDI-së do të forcojnë shumicën e Mickoskit

admin

Tashev: Të ngrihen përkohësisht bisedimet e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore

admin

Analizë/ Cilat janë shkaqet që po çojnë në aksidentet rrugore në Maqedoninë e Veriut

admin