9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Mitsotakis thirrje BE-së mbi vonesat: ‘Unë pres që numri i vaksinave të rritet ndjeshëm’

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë për Bloomberg të Hënën, tha se shkalla e vaksinimeve kundër Covid-19 në vend varet nga disponueshmëria e vaksinave dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian për të shmangur vonesat e mëtejshme në shpërndarjen e tyre.

Mitsotakis tha se Greqia ka dalë më mirë se vendet e tjera në trajtimin e pandemisë dhe imunizimi po ecën me një ritëm të përshpejtuar.

“Sigurisht që ne jemi shumë të varur nga numri i vaksinave që marrim nga Evropa. Unë pres që numri i vaksinave të rritet ndjeshëm, ”– tha ai për Bloomberg.

“Nuk ka dyshim se ka probleme për realizimin e këtij projekti. Mendoj se Presidentja e Komisionit me guxim e pranoi pjesën e saj të përgjegjësisë, ”- tha ai, duke komentuar ndalimin e dërgesave të vaksinave për shkak të vonesave në prodhim.

Lidhur me ndikimin e pandemisë në ekonominë greke, Mitsotakis tha se tremujori i parë i vitit do të jetë më i keq se sa pritej për shkak të bllokimit, por që Marsi do të fillojë të ketë përmirësime.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com