30.9 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Mirlind Daku ftohet për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës

Sulmuesi më në formë i Superligës së Kosovës në futboll, Mirlnd Daku, i cili aktivizohet me Ballkanin, pritet që të ftohet për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes.

Krahas tij, në listë është edhe mesfushori i Akhamt Groznyt Bernard Berisha.

Lajmi u konfirmua nga ndihmësi i Challandesit, Muharrem Sahiti.

“Daku dhe Berisha janë në litrën e gjerë. Tashmë kanë ndeshje dhe shpresojë se nuk do të këtë lëndime që mos të ndryshohet lista. Po presim se si do të shkojë gjendja pasi që jemi edhe në pandemi dhe shpresojë se askush nuk do të infektohet. Ata janë në listë. Sot ose nesër publikohet lista”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Daku në 10 ndeshjet e para në Superligë i ka realizuar 17 gola me Ballkanin e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

Related posts

Ronaldo zbarkon në Spanjë, qindra tifozë brohorasin për të

admin

Ronaldo barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

admin

Lukaku pushon ndaj Sassuolos

admin