22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: Më shumë se 18000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID

Qytetarët duket se e kanë mirëpritur vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vaksinimin me dozë të tretë të vaksinës COVID për të siguruar mbrojtje më të mirë ndaj virusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga 1 nëntori e deri mëngjesin e sotëm, janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

“Më shumë se 18000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes. Vaksinohu, jeta jote vlen”, shkruan Manastiliu.

Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

Related posts

Nga liberalizimi i vizave me Kosovën te shqetësimi për situatën në Bosnje-Hercegovinë, Meta takon eurodeputeten Santos: Krimi i organizuar e emigracioni shqetësim serioz

admin

Ambasadorja Kim: Arrestimi i politikanëve të korruptuar, vetëm fillimi! Institucionet të jenë të pavarura

admin

Gjykata e Elbasanit lë në burg 24-vjeçarin që vrau një person dhe plagosi një tjetër

admin