15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Ministria e Arsimit premton tërheqjen e përmbajtjeve fyese në librat shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor. Reagimi vjen pas skandalit të fundit në librin e sociologjisë, ku përdoret gjuhë fashizoide ndaj shqiptarëve dhe komunitevete tjera etnike.Miniistria thekson se hap kryesor në reforëm e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu në komunikatën e tyre për Televizionin SHENJA sqaruan se Ligji i ri për tekstet shkollore është në procedurë të Еkzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat do të tërhiqen plotësishtë dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të deportojnë në librat shkollor”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës./SHENJA

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com