1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Ministri serb Vulin e krahason Shaip Kamberin me Esat Pashën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberit.

Ai përsëri në fjalimin e tij iu është referuar shqiptarëve me emrin “shiptari”, duke shtuar se është krenar që edhe shqiptarët mund ta flasin gjuhën e tyre.

Vulin ka thënë se nuk do t’i përgjigjet për fyerjet personale, porse ka thënë se nuk mund ta krahasojë atë me njërin prej komandantëve nazist të Hitlerit, Herman Wihelm Goring, pasi as ai vet nuk e ka krahasuar Kamberin me Shaban Polluzhen, të cilin e ka quajtur vrasës.

Por, ka thënë se donë ta krahasojë me Esat Pashë Toptanin.

“As unë nuk e krahasoj Kamberin me Shaban Polluzhën, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, ballistin, bashkëpunëtorin e gjermanëve, vrasësin, nuk do ta krahasoj me atë. Pra nuk e krahasoj me fashistin shqiptar, unë dua ta krahasoj me Esat Pashë Toptanin, ‘shiptari’ i cili ka dashur të bëjë federatë me Serbinë, shqiptari i cili dëshironte që këta dy popuj, shqiptarët dhe serbët të ishin aleatët më të afërt në Ballkan”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se nuk mund të gjesh një serb që nuk e përdorë termin “shqiptari”, duke shtuar se nuk mund t’ua ndalojnë serbëve të flasin në gjuhën e tyre.

“’Shkija’ nuk është term që përdoret, sepse ‘shkija’ përafërsisht do të thotë ‘derr’”, ka thënë ai.

Shaip Kamberi ka mbajtur javën e kaluar një fjalim në gjuhen shqipe, ku ka kritikuar se në parlamentin serb ende po përdoret termi fyes “shiptari”.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com