15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Mini Schengeni Ballkanik mundësi për zhvillim ekonomik dhe afrim drejt BE-së

Shkruan, Agjencia e lajmeve “DailyNews.mk”

Shkup, 2 tetor–Në pamundësinë për t’u bërë në të ardhmen e afërt pjesë e Bashkimit Evropian, kjo e fundit do të detyrojë që shtetet e Ballkanit njëherë të bashkëpunojnë ndërmjet veti dhe pastaj kur t’i plotësojnë të gjitha kushtet të ofrohet mundësia që të bëhen pjesë e BE-së. Për këtë qëllim, u krijua edhe ideja e “Mini Schengenit Ballkanik”, e cila do të duhet të jetë një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë  kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Parimet e kësaj iniciative, janë garantimi  i lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Kur filloi Mini-Schengenit Ballkanik

Synimet e para u shprehën qartë nga liderët e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës  në dhjetor të vitit të kaluar, kur në tryezë ishin presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Të gjithë këta liderë janë në një mendje për domosdoshmërinë e funksionimit efikas të Mini-Schengenit Ballkanik. Ata e përfytyrojnë realizimin e tij në praktikë si një strategji që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe kohën e anëtarësimit në BE, që mbetet aspiratë e  pandryshuar për të 6 vendet e tij.

Në fakt nisma për krijimin „de jure“ dhe „de facto“ të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi,portë parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij proces. Liderët e 4 vendeve të BP thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një „Berlin  plus.

Ky process është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtohet procesi i integrimit në BE dhe krijohen standardet që i përgjigjen katër lirive të BE-së.

Vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera.

Nisma e Mini-Schengenit Ballkanik është vlerësuar si një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar besimin mes vendeve të rajonit dhe forcuar kapacitetet për bashkëpunim në kuadër të nismave më të gjera me BE-në.

Mini Schengeni është nismë për të ardhmen

Shpresat  e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë për fillim të shpejtë të negociatave, duke sqaruar se Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin në BE.

Mini-Schengenit ballkanik është nismë për të ardhmen e rajonit, është nismë gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht.

Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim, por refuzimi konsiderohet vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik.

Kosova e kundërshtoi këtë nismë, por e pa se ishte gabim dhe e pranoi në Uashington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kur u publikua ideja e Mini Schengenit, e kishte quajtur këtë iniciativë rajonale të pakuptimtë, për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Krijimin e një mini-Shengeni e pati kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti e cila aktualisht qeverisë me Kosovën. Ai kishte thënë se kjo nismë çon në krijimin e një “mini-Jugosllavie”.

Ndërkaq, kryeministri i atëhershem, Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar, kishte thënë se një iniciativë e tillë e dëmton dhe e rrezikon Kosovën. Sipas tij, ideja për “mini-Shengen”, përveç tjerash, mundëson “rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, e rrjedhimisht edhe në Kosovë”, marrë parasysh se “Rusia dhe Kina janë të instaluar në të gjitha aspektet në Beograd”.

Por, Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së Mini Schengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019.

Mundësi për zhvillim ekonomik dhe afrim drejt BE-së

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë se përmes projektit të Mini-Schengenit do të eliminohen barrierat tregtare mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë qenë të vazhdueshme përgjatë viteve.

Mini-Schengeni nënkupton njohjen e diplomave, njohjen reciproke të dokumentacionit, certifikatat fitosanitare dhe veterinare të lëshuara nga shtetet përkatëse. Po ashtu, mini-Schengeni nënkupton një bashkëpunim më të mirë mes doganave të vendeve të ndryshme pa krijuar pritje të gjata dhe qarkullimin e qytetarëve nga një vend në vendin tjetër, me më pak procedura.

Mini-Shengeni në aspektin politik krijon një mundësi të re që përmes dialogut dhe bashkëpunimit ekonomik të eliminohen barrierat e trashëguara me vite. Në aspektin ekonomik, është një mundësi reale për të tërhequr investime nga jashtë dhe për të fuqizuar ekonomitë vendore përmes eliminimit të barrierave. Në aspektin integrues, sa më herët që të kuptojmë rëndësinë e eliminimit të barrierave, i përshpejtojmë proceset integruese.

Përmes mini-Shengenit do të ketë një avancim të dialogut privat-privat, do të ketë një avancim të dialogut publiko-privat, do të ketë një formë të re të bashkëpunimit nga aspekti bilateral, në atë rajonal.

Mini-Shengeni është një dizajn i ri dhe është draftuar në kuadër të procesit të Berlinit. Termi ‘Shengen Ballkanik’ është produkt i Berlinit, që dëshmon seriozitetin e kësaj çështjeje që nuk ka të bëjë me politika dhe rregulltiva që janë më tepër dekorative, por një konkretizim që ekonomia të jetë prioritet.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Ministres serbe të Punës i ndalohet hyrja në Kosovë

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More