22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Milloshoski: Zaev të sigurojë tranzicion të qetë të pushtetit

Shkup, 10 nëntor – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në konferencën e sotme për media, i dërgoi mesazh kryeministrit Zaev dhe të afërmve të tij, që të sigurojnë tranzicion të qetë të pushtetit, informon Zhurnal.

Siç shprehet Milloshoski, ka ikur koha e Zoran Zaevit ndërsa çfarë do të ndodhë në LSDM atij nuk i intereson. Ai është i bindur se nesër Qeveria do të bie me mos besim.

“Koha e Zoran Zaevit ka ikur dhe çfarë do të ndodhë në LSDM nuk na intereson, kjo është punë e tyre, por çfarë do të ndodhë në Kuvend od ta shohë Zaev nesër kur Qeveria e tij e cila është në dorëheqje do të bie me mosbesim”, tha Milloshoski.

Për këtë, siç tha ai, “i dërgojmë porosi kryeministrit Zaev në ikje, si dhe bashkëpunëtorëve të tij Filipçe dhe Spasovski të bëhen gati për tranzicion të qetë të pushtetit, zbatimin e mos besimit të Qeverisë dhe formimit të shumicës së re parlamentare dhe Qeveri të re e cila ofron zgjidhje për problemet që i ka krijuar Zaev, Filipçe dhe Spasovski”, thotë Milloshoski.

Milloshoski paralajmëron periudhë e një shumice të re e cila do të kërkojë përgjegjësi për keqpërdorimet e njerëzve të paaftë të këtij pushteti.//Zhurnal.mk

Related posts

Mickoski: Ajo që kërkohet nga Bullgaria ndaj Maqedonisë është e papërshtatshme

admin

Kasami: Vendimi i Rexhepit erdhi pas presioneve, nuk e di se ku ndodhet (Video)

admin

Ekipit mjekësor nga Maqedonia nuk u lejohet të kenë qasje te trupat e të ndjerëve

admin