20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Milloshoski: Nënshkrimet e “Levicës” do të hiqen nga nisma për rrëzimin e qeverisë

Shkup, 10 nëntor – Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka thënë se nisma për votimin e mosbesimit të qeverisë do të “modifikohet teknikisht”, mirëpo nuk dha detaje të tjera nëse në këtë listë do të jetë deputetët e partisë e “E majta”.

“Nisma mbetet, ndërsa rregullorja lejon që e njëjta të përmirësohet teknikisht. Do të bëjmë përmirësim teknik”, tha Milloshoski.

Milloshoski më tej tha se nisma do të mbetet në procedurë, mirëpo me më pak nënshkrime, ndërsa në votim do të ketë më shumë se 61 vota për mosbesim të qeverisë.

Kujtojmë që séance e nesërme për votimin e mosbesimit të qeverisë në Kuvend do të fillojë në ora 11:00. /SHENJA/

Related posts

Gashi për situatën e djeshme: Kishim të bëjmë me një lajthitje

admin

Derivatet e naftës me çmime të reja

admin

Udhëheqësi i EVN Eletranat e Maqedonisë dyshohet për rishitje të parcelave në Dellçevë

admin