18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Micotakis dhe MPJ-ja greke shprehin ngushëllime për aksidentin e autobusit

Shkup, 23 nëntor – Përmes “Tuiter”-it zyrtar kryeministri grek Kirjakos Micotakis dhe Ministria e Punëve të Jashtmre të Greqisë shprehën ngushëllime për familjet e të vdekurve në aksidentin në Bullgari, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Absolutisht jam i shokuar nga fatkeqësia e tmerrshme e jetëve të humbura në Bullgari herët në mëngjes, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Lutjet tona u drejtohen atyre që humbën jetën. U dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shënoi Micotakis në Tuiter.

Nga MPJ-ja greke shprehën ngushëllime të thella për “lajmin tragjik të aksidentit të autobusit në Bullgari, ngushëllime për të vdekurit dhe solidaritet për Qeverinë dhe popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjet të cilat i humbën të afërmit e tyre dhe solidarizohemi me popullin dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të cilët ndjejnë keqardhje për bashkëqytetarët e tyre”, shënoi MPJ-ja greke.

Tragjedia me autobusin e Maqedonisë prej në mëngjes është mes temave kryesore në mediat greke.

Related posts

Benzinat lirohen, dizeli shtrenjtohet

admin

Taravari: Nuk kam ikur, shkoj në Turqi i ftuar nga biznesi shqiptaro-turk

admin

Sot afati i fundit nga opozita për kryeministrin Zaev të jep dorëheqje, nëse jo, do të votohet mosbesim

admin