13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Mickoski për “Politiko”: Temat e mëdha kombëtare asnjëherë nuk i sollën të mirë Ballkanit

Shkup, 16 nëntor – Para vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndrojnë sfida serioze, por duhet të tregojmë pjekuri dhe guxim i cili do të reflektojë vizion dhe perspektivë në rajon, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për numrin ditor të gazetës së Beogradit “Politika”.

“Besoj në të ardhmen e re të përbashkët dhe patriotizmin e përbashkët I cili do të na bashkojë në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, të luftojmë për standard më të mire, për arsim dhe shëndetësi më të mire. T’i vendosim temat e mëdha kombëtare të cilat Ballkanit asnjëherë nuk i sollën të mira, të luftojmë për jetë më të mire, sepse vetëm kjo mund të sjell avancim. Në këtë kontekst për t’u përshëndetur është çdo iniciativë e cila do ta përshpejtojë atë proces dhe do të demonstrojë përfarim të popujve. “Ballkan i Hapur” në këtë kontekst është një mundësi e mire për bashkëpunim të thelluar”, tha Mickoski.

Ai thekson se në “Ballkan të Hapur” nuk sheh si në zëvendësim për BE-në, por si në iniciativë që mund të ndihmojë në komunikim më të lehtë të rajonit dhe liderëve duhet të fokusohen në pikat të cilat na lidhin, e jo në ato të cilat na ndajnë.

“Të investojmë në besim dhe kontakte të ngushta për të mundësuar që rajoni të zhvillohet, të marrim pjesë në projekte të përbashkëta infrastrukturore, por edhe komunikim më të shpeshtë. Ne kemi nevojë për mençuri dhe arsye, jo për të prodhuar intolerancë, por për të prodhuar energji të mirë. Kërkojmë respekt, por edhe respektojmë. Le të mbyllim kapitujt famëkeq të historisë sonë dhe të nxjerrim në pah pikat e miqësisë. Dhe këtu ka një potencial të madh për punë. Duhet ta përfundojmë atë punë, në radhë të parë është detyra jonë, jo Bashkimi Evropian”, vlerëson Mickoski.

Lidhur me perspektivat e vendeve të rajonit për pjesëmarrje në BE, lideri I VMRO-DPMNE-së beson se avancimi duhet të bazohet në vlera dhe merita, por thekson se Ballkani është i lodhur nga shpresat dhe pritjet e rrejshme.

“Nuk duhet të humbet dinjiteti në pritje të gjata. Përgjegjësinë për këtë e kanë liderët ballkanikë, por edhe ata europianë. Bashkimi Evropian duhet të tregojë fleksibilitet dhe të gjitha vendet në Ballkan duhet të demonstrojnë bashkëpunim në këtë proces. E drejta e shteteve anëtare për të vënë veton ndaj shteteve që me të vërtetë meritojnë progres nuk duhet të abuzohet, as nuk duhet të ketë fitues dhe poshtëruar. Sa herë që në Ballkan jemi kthyer nga e kaluara, jemi ngecur, tani duhet të shikojmë nga e ardhmja. Të bëjmë të kundërtën nga tani e deri më tani”, theksoi Mickoski.

Duke u përqendruar në veton bullgare për fillimin e negociatave të vendit me BE-në, Mickoski thotë se nuk pret çudira, por se pret nga çdo Qeveri e vendit të kujdeset për interesat strategjike të shtetit dh eta respektojë atë që është votuar nga shumica e deputetëve në Kuvend në Rezolutën e cila I mbron dhe I pasqyron linjat e kuqe të Maqedonisë.

Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE-ja ka bërë vlerësim të gabuar me iniciativën për votimin e besimit të Qeverisë, mickoski thotë se nuk bëhet fjalë për vlerësim të gabuar por për vendim real I cili në sipërfaq e ka nxjerrë “tërë pafuqinë e Qeverisë dhe mekanizmit të tyre të qeverisjes”.

“Që nga fillimi e kam ditur se mundësitë për këtë janë të vogla, aq më tepër që çdo lëvizje demokratike do të shtypet me presion, kërcënime dhe shantazhe, por kam dashur të shoh gjithë opinionin vendas dhe ndërkombëtar me të cilin përballemi në vend. Nuk ka kohë të gabuar për një lëvizje që ekspozoi edhe një herë Qeverinë. Ne kemi treguar kapacitet për të bashkuar shumë subjekte që kanë dallimet e tyre, por jemi të bashkuar në përkushtimin për ndryshim dhe për të sjellë një të ardhme të re”, thotë Mickoski.

Lidhur me deklaratën e deputetit Kastriot Rexhepi se vendimi i tij për të mos e mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë është “rezultat i bindjes që e ka marrë nga zyrtarë të SHBA-së dhe BE-së se vendi do të marrë datë për negociata në dhjetor dhe se do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, Mickoski thotë se nuk ka një informacion të tillë, dhe se deri më tani nuk ka dëgjuar që ndonjë nga ato qendra të pushtetit e ka konfirmuar këtë.

Lidhur me dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, Mickoski thekson se nuk nevojitet vetëm dorëheqja e tij, por edhe dorëheqja e tërë Qeverisë, pas çka “rezultati I vetëm I arsyeshëm dhe logjik” do të jenë zgjedhje të shpejta.

“Tani kemi një situate të paqëndrueshme ku kemi Qeveri ka shumicë të deputetëve, e cila në mënyrë shtesë është pa legjitimitet, e deeskaluar në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën para dy jave. Zgjedhjet janë zgjidhje që të kontrollojmë tek populli dhe çka ai mendon për tërë këtë situate. Kjo Qeveri nuk ka kapacitet të përballet me krizën energjetike e cila merr hov, si dhe me krizën politike e cila ndiqet në mënyrë shtesë. Sa I përket Zaevit ai edhe njëherë po e trullos opinionin dhe edhe njëherë nuk e mbajti fjalën e dhënë dhe ajo është nëse humb në zgjedhjet lokale të largohet nga politika. Por, qëndrimi I tij në politikë do të jetë vazhdim I krizës dhe ai në asnjë segment nuk mund të jetë kyç për çdo zgjidhje për shtetin”, thekson Mickoski në intervstën për “Politika” të Beogradit

Related posts

Arsovska në takim tradicional me luftëtarët e LANÇM-së

admin

Prej sot obligoheni të mbani pajisjet dimërore në veturë

admin

Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

admin