9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mickoski: Pas kalimit të 12 ditëve jashtëzakonisht të rënda, sot ndihem më mirë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski nga Klinika Infektive u deklarua për gjendjen e tij me koronavirusin, duke theksuar se pas 12 ditësh jashtëzakonisht të vështira, ai sot ndihet më mirë.

“Trembëdhjetë ditë prej kur rezultova pozitiv. Kam kaluar 12 ditë jashtëzakonisht të vështira, ata thonë se dal nga e ashtuquajtura stuhi citokine, interleukina 6 u zvogëlua. Sot është mëngjesi im i parë pa ethe, ndihem më mirë.

Ajo që po kaloj nuk dua të jetë realiteti i askujt sepse ky virus është i tmerrshëm. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time publike për tërë stafin mjekësor të Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup. Secili prej tyre është një luftëtar i vërtetë dhe përkushtimi dhe sakrifica e tyre nuk mund të përshkruhen me fjalë”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Është për të ardhur keq dhe tragjike që procesi i vaksinimit nuk ka filluar ende, tha ai, sepse pa të nuk ka zgjidhje, dhe padyshim që do të presim një kohë të gjatë për të.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com