13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski: Nëse Gashi mendon se LSDM duhet të vazhdojë në Qeveri, atëherë më vjen keq, nuk kemi qëndrim të njejtë

Shkup, 19 nëntor – Në konferencën e sotme për media, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me pritshmëritë rreth takimit mes Zaev dhe Gashit, thotë se nuk mund të përzihet në vendimet e Alternativës mirëpo ata deri tani kanë patur qëndrim të njejtë lidhur me udhëheqjen e Qeverisë, shkruan Zhurnal.

Sipas tij, nëse Gashi mendon se Qeveria edhe më tej duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga LSDM, atëherë ai dhe Gashi nuk kanë mendim të nejjtë dhe për këtë i vjen keq.

“Unë nuk mund të jem në këpucët e zotëri Gashit dhe zotëri Zaevit. Supozoj do të kenë diskutim rreth asaj se cila do të jetë oferta e Zaevit dhe cila përgjigja e Gashit, ndoshta pas takimit opinioni do të njoftohet për takimin. Unë i di qëndrimet e z.Gashit sepse kemi komunikim të përditshëm për funksinimin e kësaj Qeverie, por ai është kryetar i një partie e cila ka strukturë të veten, ka udhëheqësi, bashkëpunëtorë dhe supozoj do të vendosin për më të mirën e qytetarëve dhe anëtarëve të tyre, por edhe për Maqedoninë. Nëse ai mendon se e ardhmja e Maqedonisë është që Qeveria të udhëhiqet nga Zoran Zaev dhe LSDM, atëherë më vjen keq por ne kemi qëndrim të ndryshëm për këtë çështje dhe mendojmë se kjo Qeveri që e udhëheqi LSDM jo vetëm që nuk është e ardhme por është kthim në të kaluarën, kthim në mos suksese, joreforma, krime, korrupsion, mossuksese në shëndetësië, në arsim, ekonomi etj”, tha Mickoski.//Zhurnal.mk

Related posts

Dorëheqja e Zaevit, Selimi: E nxituar, s’na duhen turbulenca politike kontesti me Sofjen

admin

Në KSHZ kanë arritur 23 ankesa për rezultatet e zgjedhjeve

admin

Moti me vranësira dhe erë me reshje lokale shiu

admin