9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mickoski në takim me Orban dhe Sijarton në Budapest

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrostijan Mickoski dhe nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski në Budapest sot patën takim me kryeministrin e Hungarisë dhe kryetar i partisë Fides, Viktor Orban, si dhe mëngjes pune me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme Peter Sijarto. Në takim, Mickoski ka folur për integrimet e bllokuara evropiane dhe ka kërkuar ndihmë nga Hungaria dhe mbështetje të plotë për vendin.

Siç kumtoi Qendra për komunikime të VMRO-DPMNE-së, në takim me kryeministrin hungarez Orban, u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore që ekzistojnë midis partive si motra VMRO-DPMNE dhe ajo hungareze Fides.

Mickoski, siç theksohet, u përqendrua edhe në integrimet evropiane të cilat janë pasojë e vetos së fundit të fqinjit lindor, e cila Maqedoninë e distancon nga qëllimi strategjik i anëtarësimit në BE.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së kërkoi mbështetje nga Hungaria për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së dhe gjithashtu mbështetje të përgjithshme për vendin në rrugën drejt integrimit evropian.

Bashkëbiseduesit, siç u theksua, shkëmbyen mendime edhe për situatën ekonomike dhe shëndetësore, si dhe sfidat që dalin nga pandemia e KOVID-19.

Në mëngjesin e punës me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, u bë fjalë për prioritetet strategjike të lidhura me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Siç thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, Mickoski kërkoi nga Sijarto mbështetje dhe përfshirje në zhbllokimin e procesit të pranimit.

Mickoski theksoi se shteti nuk duhet të negociojë për shënimet e veta të identitetit dhe kjo nuk guxon të jetë çmimi për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. (Zhurnal.mk)

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com