2.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mickoski letër faktorit ndërkombëtar: Duam shtyerje të regjistrimit dhe zgjedhje lokale në nëntor

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka shënuar letër deri tek ambasadorët të cilët e përfaqësojnë faktorin ndërkombëtar në vend, në të cilën, siç kumtuan nga partia, propozon që regjistrimi të shtyhet për në shtator, ndërsa zgjedhjet lokale të shtyhen nga 1 deri më 15 nëntor.

“Lufta kundër situatës së vështirë epidemiologjike, në mungesë të vaksinave, e kombinuar me regjistrimin në terren, do ta vendosë atë në rrezik serioz për shëndetin publik. Nuk kam dyshim për nevojën e një regjistrimi të besueshëm, por në këtë pikë nuk është koha për të. Ne duhet të përqendrohemi kryesisht në luftimin e sfidave shëndetësore që priten përpara. Sapo të mbarojë kriza shëndetësore, ne mund të përqendrohemi përsëri në regjistrim”, thuhet në letrën nga Mickoski, i cili po trajtohet nga Kovid-19 në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Mickoski nënvizon se “problem në mospasjen e konsensusuit lidhur me çështjen rreth regjistrimit është vetëm në Qeverinë e Zaevit”.

Si pjesë të zgjidhjes, ai propozon që regjistrimi të shtyhet për në shtator, thotë, do të lë kohë për furnizimin e vaksinave dhe vaksinimi i të gjithë regjistruesve, me çka do të minimizohet dëmi për shëndetin publik.

“Lidhur me institucionet që të mund të përkushtohen tërësisht në regjistrim, propozon që zgjedhjet lokale të mbahen nga 1 deri më 15 nëntor”, qëndron në letrën e Mickoskit.

Ai përmend se përmes përvojës personale më së miri e din përmes çka kalojnë të infektuarit me Kovid si dhe informacionet për tragjeditë personale të mijëra familjeve që duhet të jenë alarm që shteti të veprojë në mënyrë esenciale.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com