14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski kërkon zgjedhje të shpejta pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

Shkup, 19 janar – Sa më shpejtë të jetë e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo shumicë parlamentare dhe qeveria e BDI-së e administruar nga Kovaçeski mbahet në mënyrë artificiale, porositi sot nga Ohri Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Ai paralajmëroi së shpejti partia opozitare do të propozojë edhe aktivitete në drejtim që sa më shpejtë të shpallen zgjedhje të reja.

“Jemi të gatshëm dhe deri tek Parlamenti do të dorëzojmë ndryshime të Kodit zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë qeveri teknike, gjegjësisht njëqind ditë humbje kohe të qytetarëve, por do ta shfrytëzojmë atë afat kushtetues prej 45 deri në 60 ditë”, tha. Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja, porositi, nuk kundërshton të shkojë në zgjedhje dhe me përbërje të vazhdueshme të qeverisë.

“Nëse janë të frikësuar, le të mbetet Spasovski ministër i Punëve të Brendshme, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale… Nuk do të ketë nga opozita zëvendës në bujqësi, financa, shoqëri informative, le të mbetet kjo qeveri siç është dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski, me këtë rast duke paralajmëruar se partia opozitare është e gatshme të bisedojë edhe për vendosjen e një njësie zgjedhore.

Related posts

Statistikat e Eurostat/ Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është 74.4 vjet, në BE mban rekord Norvegjia me 80.4 vjet

admin

Holshtajn: Maqedonia e Veriut që moti e gatshme për fillim të negociatave, por rruga është e gjatë

admin

Republika e Maqedonisë së Veriut është pranuar si anëtare e plotë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

admin