22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Micevski thirrje Skender Rexhepit: Eja së bashku të rrënojmë këtë regjim hibrid!

Shkup, 9 nëntor – Pasi të premten pa asnjë dyshim dhe me shumë bindje 61 deputetë u nënshkruan në iniciativën për mos besim të Qeverisë, e njejta listë prej 61 deputetëve si duket nuk do të funksionojë deri në fund.

Kjo përshkak se deputeti i Alternativës Skender Rexhepi si duket “u bë pishman” për arsye se në të njejtën listë ndodhet dhe “E Majta”. E për këtë siç deklaron Rexhepi, nuk ka qenë i njoftuar se ato do të ndodhen aty për të formuar shumicë, informon Zhurnal.

Kështu, deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski sot publikisht i ka bërë thirrje Skender Rexhepit që të bëhen bashkë dhe të rrëzojnë siç shprehet këtë regjim hibrid.

“Kolegë Skender Rexhpi, të ruajmë dinjitetin e deputetëve dhe ju bëj thirrje së bashku t’i japim fund shkeljes së deputetëve nga ana e regjimit hibrid dhe në përputhje me nenin 92 nga Kushtetuta, zgjidhni 19 deputetë nga grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët së bashku me ju do të ngritin iniciativë në Kuvend, për votim të mos besimit të Qeverisë dhe regjimit hibrid LSDM-BDI”, thotë Micevski në FB profilin e tij.

Sipas përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së, në këtë rast nuk votohet për ideologji por për çështjen siç thotë, nëse do të vazhdojë krimi dhe korrupsioni.//Zhurnal.mk

Related posts

Të martën pritet të shpallet gjendje krize energjetike

admin

KSHZ: Deri në ora 18:30, jehona e votuesve në Dibër ishte mbi 40 për qind

admin

Kastriot Rexhepi paraqitet në polici: Isha te një mik, nuk jam grabitur

admin