9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Mianmar, shkon në 706 numri i viktimave në protestat kundër grushtshtetit

ipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 5 humbje të jetëve të tjera.

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 706, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 5 humbje të jetëve të tjera.

Numri i përgjithshëm i viktimave është azhurnuar në 706 ndërsa i të arrestuarve në 3.059.

Ndërkohë, aktualisht ekzistojnë urdhra arresti për 657 persona të tjerë.

Nga ana tjetër, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Solutions, vlerësoi se ekonomia e vendit që u ndikua negativisht nga protesta kundër puçit ushtarak këtë vit do të tkurret për 20 për qind.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shumë vende, duke përfshirë Turqinë, kanë reaguar ashpër ndaj puçit ushtarak.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grushtit të shtetit me kërkesën për kthimin e demokracisë, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë përdorur dhunë për t’i shtypur ato.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com