21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Meta: Një OKB e reformuar do të ofrojë një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse

Presidentit i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), theksoi se kjo organizatë duhet të jenë në qendër të një multilateralizmi gjithëpërfshirës dhe efektiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij mbajtur online dhe publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, Meta theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë.

“Kemi pasur shumë arsye për të qenë krenarë gjatë 75 viteve të ekzistencës së Kombeve të Bashkuara. Si rezultat i bashkëpunimit global në kuadrin e OKB-së, ia kemi dalë mbanë të parandalojmë shpërthime të mëdha ushtarake dhe të pakësojmë vuajtjet njerëzore. Përgjigja globale ndaj pandemisë së koronavirusit e ka vënë në provë multilateralizmin si dhe ka ekspozuar kufizimet e institucioneve ekzistuese ndërkombëtare. Ajo ka nxjerrë në pah gjithashtu edhe pasojat alarmuese të bashkëpunimit jofunksional botëror”, ka theksuar Meta.

Presidenti i Shqipërisë ka theksuar se me qëllim që të zbutet kurba e pandemisë dhe të parandalohet një krizë ekonomike globale, “duhet të reagojmë në mënyrë kolektive në frymën e bashkimit e të solidaritetit”.

Ai theksoi më tej se “Kombet e Bashkuara duhet të jenë në qendër të një multilateralizmi gjithëpërfshirës dhe të efektshëm, ku organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare, shoqëria civile, bashkësia e sipërmarrjes dhe grupet e tjera të interesit, të veprojnë përmes lidhjeve më të ngushta institucionale. Ne mbështesim fuqimisht në këtë drejtim vizionin dhe axhendën ambicioze të reformave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Shqipëria është e bindur se një Organizatë e reformuar e Kombeve të Bashkuara do të ofrojë një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të realizuar Axhendën 2030 dhe për të qenë të sigurt se askush nuk do të mbetet pas”.

Meta thekoi më tej se “Shqipëria beson fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale.”

“Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë, Shqipëria ka kontribuar me trupa ushtarake, nën drejtimin e OKB-së, BE-së dhe të NATO-s, në operacione të ndryshme paqeruajtëse në Sudanin e Jugut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali dhe Afganistan”, u shpreh Meta.

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Bakir Izetbegoviq: Serbia nuk ka të drejtë të sundojë mbi Kosovën

NEFAIL EMINI

Albin Kurti nga Parisi: Nuk mora premtim për liberalizim të vizave

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More