23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë, gati kontrata e re në të cilën ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës

Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë pasi ka fituar Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Argjentinës.

Ikona e katalunasve ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi për momentin është lojtari i lirë. Kontrata e Messit me Barcelonën ka skaduar një muaj më parë dhe gjeniu argjentinas ka diskutuar deri më tani për kontratën e re.

Gazeta katalunase, Sport ka raportuar se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re.

Messi ka pranuar edhe ulje page vetëm e vetëm që t’i ndihmojë Barcelonës që po kalon nëpër një krizë të tmerrshme financiare.

Gjithnjë sipas gazetës ‘Sport’, Messi ka pranuar kontratën e re pesë vjeçare nga e cila do të fitojë pagë prej 250 mijë funteve në javë.

Marrëveshja e mëparshme ka qenë dyfish më e lartë, pasi Messi ka fituar 500 mijë funte në javë.

Messi është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, përkundër interesimit të madh nga skuadrat e mëdha si Manchester City, Paris Saint Germain e Inter.

Related posts

Vendimi i qëlluar Carlo Ancelottit për David Alaban – do të luajë vetëm në qendër të mbrojtjes si pasardhës i Sergio Ramos

Admin

Bamirësia e madhe e Thomas Tuchel – djali i shtëpiakes së tij kishte problem me zemër, trajneri pagoi operimin dhe pastaj iu bleu edhe një shtëpi në Filipine

Admin

Koeman zbulon detaje të një bisede me Laportan në qershor: Më tha se nuk ka besim në mua, do të kërkonte trajner

Admin

Raiola: Pogba mund të kthehet te Juventusi, te ‘Zonja e Vjetër’ kanë keqardhje që nuk e morën Donnarumman

Admin

Zhurma e deleve e zgjonin herët në mëngjes – Ronaldo ndërron shtëpi menjëherë pas kthimit te Manchester United

Admin

Eksperti britanik për menaxhimin e fushave, Dean Gilasbey, inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” – sugjeron riparimin e saj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com