19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Kronika

Mësohet identiteti i tre kosovarët që vdiqën dje në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Gjermani, ku në një aksident trafiku kanë humbur jetën tre kosovarë dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Policia gjermane të premten për Gazetën Express ka konfirmuar vdekjen e 3 personave në Gjermani duke theksuar se bëhet fjalë për 2 persona me shtetësi kosovare dhe një të tretë për pasaportë zvicerane, por që të tre kanë mbiemrin e njëjtë.

Komisari i Policisë, Mark Gmünder, ka treguar edhe inicialet e tre personave të cilët kanë vdekur pasi janë përplasur me një kamion.

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.K, Z.K dhe F.K, të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejt Zvicrës.

Siç shkruajnë mediat gjermane, mosha e të vdekurve është (12), (18) dhe (35), dhe dyshohet se janë nga Ferizaj.

Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Derisa ditë më parë në Gjermani kanë vdekur tragjikisht edhe dy vëllezër nga Deçani, të cilët janë goditur nga një tren derisa po shkonin në shkollë.

Related posts

Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

Admin

Arrestohen dhjetë persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm’

Admin

Mjeku i premtoi se për 2.300 euro do t’ia heqë aktvendimin birit të saj, mashtrohet kumanovarja

Admin

Arrestohet një diler i drogës i kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg

Admin

Arrestohen 15 emigrantë nga Kuba në Gjevgjeli

Admin

SPB Tetovë: Gjoba për 17 shoferë të cilët në gjendje të alkoolizuar kanë drejtuar makinat

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com