9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Mesazhet e Trumpit dhe Bidenit për Vitin e Ri

Në një mesazh me rastin e Vitit të Ri, presidenti Donald Trump, reflektoi rreth arritjeve tij, duke i quajtur ato “fitore historike”, ndërsa pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur Joe Biden, dha një ton optimist për vitin 2021.

Pas disa javë përpjekjesh për të fituar betejën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, republikani Trump tha në një video të postuar në Tëitter: “Njerëzit duhet të na kujtojnë për atë që është bërë”.

Trumpi, i cili ende nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet e nëntorit ndaj rivalit demokrat, u kthye në Uashington nga vendpushimi i tij në Florida më herët se sa ishte planifikuar, përcjell VOA.

Ndërkohë, duke folur nga shteti Delauer, presidenti i zgjedhur Biden shprehu nderim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe inkurajoi njerëzit që të vaksinohen. Ai i bëri komentet gjatë një paraqitjeje të shkurtër me gruan e tij, Jill Biden, në një program special të televizionit ABC.

“Unë kam absolutisht besim të plotë se ne do të rikthehemi dhe do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë”, tha Bideni, i cili do të bëjë betimin më 20 janar.

Ai përsëriti thirrjen që vaksinat të shpërndahen më shpejt.

Presidenti Trump, i cili u prek vetë nga koronavirusi në tetor, shpesh e minimizoi rrezikun e pandemisë. Shumë ekspertë të shëndetësisë e kanë kritikuar përgjigjen e tij ndaj pandemisë si të paorganizuar, duke thënë se në disa raste ai nuk përfilli shkencën që shpjegon transmetimin e virusit.

Por në komentet e tij ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar një vaksinë për COVID-19 në kohë rekord dhe se ai e parashikoi saktë se vaksina do të dilte para mbarimit të vitit.

Shtetet e Bashkuara janë bërë një nga vendet më të goditura nga COVID-19, me më shumë se 340,000 vdekje, që i atribuohen zyrtarisht koronavirusit.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com