24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Rajoni

Merkel apelon deri te Zaev dhe Borisov të merren vesh sa më shpejtë

Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Procesit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh se Procesi i Berlinit gjithmonë ka qenë i ndërlidhur me tejkalim të mosmarrëveshjeve dhe se vendet e rajonit duhet të dakordohen mes vete.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë i ndërlidhur me pajtime dhe tejkalim të mosmarrëveshjeve, besojmë se ky proces do të vazhdoj. Shenjë e mirë është që Konferenca në kuadër të Procesit të Berlinit mundësoi që njerëzit të takohen. Inkurajojmë vendet e Ballkanit perëndimore që të thellojnë bashkëpunimin në shkencë, sepse ajo është mënyra më e mirë që të promovohet hulumtimi dhe inovacioni që të gjithë e duamë, dhe kjo do ta përmirësoj gjendjen edhe në vendin tuaj”, deklaroi Merkel.

Merkel në fund i ftoi në Berlin pjesëmarrësit e këtij Samiti, për siç u shpreh ajo të analizuar se deri ku kemi arritur me Procesin e Berlinit.

Kancelarja gjermani kujtoi kryeministrat Zaev dhe Borisov që duhet të gjejnë marrëveshje për kontestin Sofje-Shkup.

“Qeveritë arritën pajtueshmëri për agjendën e gjelbër dhe qëllimi është të kontribojnë për mbrojtje të klimës, kjo është çështje thelbësore për zhvillim të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimorë”, tha mes tjerash Merkel.

Related posts

Greqia vijon mbylljen, deri në 7 janar shkollat e restorantet

admin

Filipçe: Respektoni masat, spitalet dhe personeli mjekësor janë nën presion

admin

Kosova, ende në pritje të vaksinës kundër gripit sezonal

admin