18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Mentor Haziri me akuza ndaj Festivalit të RTSh-së pasi nuk iu pranua kënga: Nuk i duan shqiptarët e Kosovës, sepse i frikohen konkurrencës

Sot (e martë) është bërë zyrtare lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.

Juria në përbërje nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni, ka gjykuar të gjithë aplikuesit, duke nxjerrë verdiktin me 20 këngët më të mira që edhe do të garojnë në edicioni ne sivjetmë të këtij festivali.

Mes shumë emrash të afirmuar të muzikës por edhe artistë të rinj, në listën e pjesëmarrësve mungoi një emër jo pak i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës ‘rock’, Mentor Hazirin, i cili sivjet me shumë dëshirë kishte nisur një këngë për të konkurruar për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2022.

Foto Mentor Haziri/Instagram

Mirëpo artisti me prejardhje nga Ferizaj ngeli i shtangur me të parë se kënga e tij nuk ishte seleksionuar për të qenë pjesë e Festivalit të RTSh-së, me çka edhe bëri një reagim publik në rrjetin social Facebook.

Këngëtari i hitit “Engjull” publikoi një status në profilin e tij zyrtar duke treguar se sa i zhgënjyer ka ngelur nga ky festival, të cilin e akuzuar për korrupsion dhe mos-transparencë.

Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH se !
Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise.
Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera.
Kam filluar te besoj ne kombin kosovar”, ka shkruar Haziri në Facebook.

https://www.facebook.com/mentor.haziri2/posts/10226427788862620

Related posts

Sabri Fejzullahu publikon këngën e re “Djali nga Prishtina”

admin

Irina Shayk shihet e veshur në të zeza teksa shkon në shtëpinë e ish-partnerit Bradley Cooper, pas thashethemeve për ribashkim

admin

Von der Leyen takohet me artisten shqiptare në përvjetorin e 60-të të Distinguished Leadership Awards: Dua, ti ke një ndikim shumë të madh në botë

admin