2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Mensur Hyseni, rekordmeni shqiptar i Guinness që apelon për mbështetjen e sponsorve

Mensur Hyseni, një shqiptar nga Lugina e Preshevës po përgatitet që të tentoje hyrjen në librin e rekordeve Guinness .

Ai synon që te bëjë 1000 paralele brenda një ore, duke mbajtur mbi supe një peshë shtesë rreth 18.15kg.

Prej vitit 1950 kur edhe ekziston Libri Guinness , ky rekord nuk është vendosur nga asnjë sportist.

Mensur Hyseni kishte aplikuar në librin e rekordeve në korrik të vitit 2020 në disiplinën e paraleles ose siç njihet në anglisht Dips dhe ishte pranuar të bëhet pjesë e konkurencës në mesin e 100 mijë atletëve më të mirë në botë.

Me 16 janar 2021 arriti të thyej rekordin në displininën e paraleles i cili deri atëherë mbahej nga atleti rus, Jauheni Los, i cili kishte ekzekutuar 53 krahëpërkulje me peshe mbi supe me peshë 72.28kg brenda 60 sekondave.

Kështu që tanimë Mensuri mban rekordin botëror në këtë disiplinë duke ekzekutuar 55 paralele.

Mensur Hyseni ka lindur më 21. 03. 1983 në fshatin Rahovicë, Komuna e Preshevës.

Me sport ka filluar të merret nga mosha 10 vjeç, konkretisht në vitin 1993 në klubin e karatesë “Dojo” të udhëhequr nga Prof. Bejar Fazliu, teksa pas 5 viteve ushtrime të pandërprera gradohet me shkallën 1Dan në karate pranë ITKF (federata internacionale e karatesë tradicionale).

Në vitin 1998 fillon edhe ushtrimet e fitnesit dhe që të dy sportet nis ti praktikojë paralelisht.

Në vitin 2002 regjistrohet në fakultetin e kulturës fizike në Universitetit e Tetovës duke u bërë laureat fakulteti.

Në vitin 2003 arrin të bëhet kampion i Maqedonisë në kick boks në disiplinën full kontakt, duke përfaqësuar klubin e kick boksit “Jehona” të udhëhequr nga Shefki Islami.

Edhe përkundër sukseseve, ai ka pasur shumë pak mbështetje financiare apo edhe institucionale, gjë të cilen në fakt e ka vuajtur jo pak pasi I është dashur të sakrifikoje shumë që të arrijë këto rezultate, pavarësisht se ai po bën krenar të gjihë shqiptarët.

Vetë Mensuri falenderon të gjitha mediat shqiptare si ato të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës të cilat do ti kishin dhënë një sensibilizim të gjithë opinionit duke dëshmuar se edhe shqiptarët munden të jenë pjesë e rekordeve botërore.

Një apel ai e ka edhe përf të gjithë sponsored të cilët mund ta mbështesin dhe ti japin një shtysë më shumë drejt rekordeve të reja në nivel botëror,.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com