21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

“Megjashi” kërkon të mbyllen çerdhet në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë ‘Megjashi’ shprehet e shqetësuar nga masat e reja të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Ata kërkojnë mbylljen e çerdheve dhe mësim online në shkolla.

“Ju bëjmë thirrje autoriteteve të kuptojnë se tani është koha e duhur që edhe fëmijët deri në klasë të tretë të mbajnë mësim online dhe të mbyllen çerdhet, kurse prindërit e fëmijëve deri në moshën 10-vjeçare të lirohen nga puna”, thuhet në njoftimin e ‘Megjashi’.

Ata po ashtu shprehin shqetësime për shkak se në Repartet e fëmijëve në spitale kontrollohen fëmijë të cilët dyshohen se janë të infektuar me coronavirus.

“Megjashi” shton se vazhdimisht vinë kërkesa për ndihma dhe donacione nga personeli mjekësor të cilët kërkojnë pajisje mbrojtëse, maska dhe skafanderë.

Po ashtu mungojnë informacione për rastet pozitive të fëmijëve dhe sa infektohen në ditë.

“Mungojnë informacione të kapaciteteve për hospitalizim të fëmijëve që janë pozitivë dhe nëse ka ekip të mjaftueshëm vetëm për fëmijët apo punonjësit shëndetësor kanë përgjegjësi edhe për të moshuarit edhe për fëmijët në të njëjtën kohë”, thonë nga ‘Megjashi’.

Related posts

Trajanov: Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike

admin

Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen e paqes të Nagorno-Karabakhut

admin

Kanadaja dhe BE, marrëveshje anti-COVID të tregtisë së lirë

admin