18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Mediat greke për votëbesimin e Qeverisë dhe zhvillimet tjera politike në RMV

Athinë, 9 nëntor – Mediat në Greqi i kanë përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet në ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga dorëheqja e paralajmëruar javën e kaluar e Zoran Zaevit, deri në kërkesën e djeshme të opozitës dhe seancës së përcaktuar për votëbesimin e Qeverisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Krahas portaleve informative dhe edicioneve onlajn të mediave greke, pjesë e lajmeve në televizione janë edhe zhvillimet e brendshme politike në vendin tonë.

Gazetarët grek nënvizojnë për qëndrimet e liderit të VMRO-DPMNE-së për Marrëveshjen e Prespës, vendosjen e forcave në Kuvend para votimit të së enjtes, por komentojnë se vendi mund të shkoj në krizë politike.

Në edicionet qendrore të mbrëmshme të lajmeve në televizionet greke, gazetarët kanë informuar në detaje për kërkesën e dorëzuar për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë, çfarë do të thotë kjo, por përcjellin edhe qëndrimet e Mickoskit dhe Zaevit.

Televizioni shtetëror “ERT” komenton se rezultati kyç për Qeverinë e Zaevit pritet të enjten, ndërsa televizioni “Skaj” lajmëron me detaje se cilat parti po nënshkruajnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke shtuar se “sipas analistëve politikë, ky është bashkëpunim i përkohshëm me qëllim të rënies së Zaevit, duke theksuar se partitë shqiptare nuk do të pranojnë një koalicion me partin E Majta që ka profil antishqiptar”.

Televizioni “Mega” transmeton qëndrimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Related posts

Gaber: I realizuam kërkesat, tani është koha të marrim rezultat korrekt

admin

Markush për fillimin e negociatave: Shpresoj në fund të dhjetorit

admin

Në vendkalimet kufitare nuk pritje të gjata për hyrje dhe dalje në Maqedoni

admin