18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Më shumë fëmijë të shtruar në spitale nga Kovid-19 në Shqipëri

Infektimet me koronavirus në vendin tonë shkojnë pothuajse paralel si për të rriturit, po ashtu dhe për fëmijët. Aktualisht në repartin Covid në Shërbimin Infektiv të Pediatrisë ka një ezaurim prej 50% të kapaciteteve sipas shefes së këtij shërbimi Xheorxhina Kuli.

“Kjo rritje e numrit të rasteve pozitive nuk ka influencuar te shtrimet apo te komplikacionet. Në përgjithësi ritmet e shtrimit janë në të njëjtat nivele. Ka moment që reparti i Covidit të fëmijëve ka kapacitet në 80%, për momentin jemi te 50% e kapacitetit. Kjo ndryshon nga dita në ditë, duhet të kemi parasysh që këtu referohen edhe fëmijët e rretheve që kanë nevojë për trajtim spitalor”.

Problemet në aparatin e frymëmarrjes janë të parat simptoma nga Covid te fëmijët, por nuk mungojnë edhe simptoma të tjera sipas Kulit ku ka dhe fëmijë që kanë nevojë për okisgjeno-terapi.

“Në këtë valë kemi pasur më pak komplikacione me përfshirjen e gjithë organeve që është më i rëndi. Infeksioni I mushkërive është I gradave të ndryshme i shoqëruar edhe me pamjaftueshmëri që ka nevojë për oksigjenim. Fatmirësisht jo për intubim, por vetëm me një support në kushtet e spitalit apo antibiotikoterapi”.

Të shtruarit në pavijonin Covid të Pediatrisë janë kryesisht grupmoshat shumë te vogla, ndryshe nga viti i shkuar.

“Kemi grupmosha të ndryshme por kryesisht nnë spital shtrohen moshat më të vogla. Momentalisht kemi fëmijë nën një vjeç dhe një fëmijë më të rritur”.

Sa i përket procesit të vaksinimit për grupmoshat 12 deri në 18 vjeç, Xheorxhina Kuli theksoi se prindërit e fëmijëve me sëmundje kronike kanë shfaqur interes të konsiderueshëm.

Related posts

Alex Soros në tryezën e “Open Balkan”, Rama sqaron prezencën

admin

Rama nxjerr fotot nga stadiumi i lojërave me dorë në Tropojë: Reflekton ambicien tonë transformuese në funksion të çdo komuniteti

admin

Shqipëria turistike në edicionin 2022 të britanikes “Bradt Guides”

admin