29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Me 55 vota “për”, asnjë “kundër” kuvendi votoi ribalancin e buxhetit për vitin 2020

Disa minuta pas mesnate me 55 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 24 “të përmbajtur” deputetët votuan propozim ndryshimin e buxhetit për vitin 2020.

Nga mjetet e planifikuara në buxhet mes tjerash parashihet realizimi i pakos së katër të masave anti-krizë në vlerë prej 470 milion euro për mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve për menaxhim me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

Nga ky ribalanc varet pakoja e katërt e masave antikrizë. Me ribalancin e buxhetit të ardhurat e përgjithshme kapin vlerën 196.3 miliard denarë, apo 3.1 miliard euro. Deficiti buxhetor kap vlerën prej 56.6 miliard denarëve, apo 920 milion euro, gjegjësisht 8,4 përqind nga brutoprodhimi vendorë. /KlanMacedonia

Related posts

Mitsotakis jep detajet: Së shpejti marrëveshja me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë

admin

VMRO-DPMNE: Dorëheqja e Filipçes dhe Karaxhovskit është masat më e mirë kundër Covid-19

admin

A do mbyllen kafenetë dhe restoranet? Flet ministri i Qeverisë..

admin