22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Me 30 kallëpë tritoli në makinë, dy të arrestuar në Lezhë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohen për trafikim të lëndëve eksplozive. Në kuadër të operacionit të koduar Pllana është bërë i mundur ndalimi i shtetasve me iniciale A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër të cilëve në makinën që po udhëtonin u është gjetur lëndë eksplozive. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 30 kallëpë në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4,  17 kapsolla detonatore, 2 aparate celularë të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë. Sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, dhe një automjet. Vihen në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet nga Miloti në drejtim të Shkodrës, dyshohej se po transportonin lëndë eksplozive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pllana”.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin I. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4,  17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Arrestohet një person në Kamenicë për organizim të lojërave të fatit

admin

Arrestohet një plaçkitës nga Shkupi, zbardhen tri vepra penale

admin

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, prej të cilëve 59 për vozitje të shpejtë

admin