27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Bota Kovid-19 Përzgjedhjе nga redaktori

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë në Evropë me mbi 50 mijë të vdekur nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë evropian që kalon numrin prej 50,000 vdekjeve nga COVID-19, sipas shifrave të fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi një shtesë prej 595 vdekjesh ditore të mërkurën, numri më i lartë i regjistruar që nga fundi i prillit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 50,365.

Po të mërkurën Britania e Madhe regjistroi edhe 22,000 raste të tjera me coronavirus.

Kjo vjen ndërsa Anglia përpiqet të frenojë përhapjen e COVID-19 me masa të reja bllokimi me dyqane, bare dhe restorante jo-thelbësore.

Shkollat, ndërkohë, po qëndrojnë të hapura siç janë në shumë vende të tjera të Evropës.

“Virusi po përhapet edhe më shpejt sesa në skenarin më të keq të këshilltarëve tanë shkencorë”, ka thënë kryeministri Boris Johnson kur njoftoi bllokimin për Halloween.

Ndryshe, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar fillimisht kishte vendosur të vendoste bllokime të lokalizuara duke përdorur një sistem tre-nivelesh bazuar në situata lokale epidemiologjike.

Por kryeshefi mjekësor i Anglisë, Profesor Chris Whitty tha në tetor megjithatë se kishte një rritje të rasteve me COVID-19 “praktikisht në çdo pjesë të vendit”.

Related posts

Raportohet se disa trupa ruse po largohen nga kufiri me Ukrainën

admin

Johnson: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim strategjik i Rusisë

admin

Rusia rikthen në Ukrainë trupat e 210 ushtarëve të vrarë në Mariupol

admin