29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Politika

Mbledhja e ministrave të ekonomisë dhe CEFTA nesër në Sofje

Në suaza të kryesimit të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin berlinas, nesër në Sofje do të mbahet mbledhje e ministrave të ekonomisë në të cilën do të marrë pjesë edhe drejtori i sekretariatit të CEFTA-s Emir Gjikiq.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, informojnë nga CEFTA, do të kryesojë me sesionin plenar për treg të përbashkët rajonal, duke e përfshirë edhe Agjendën digjitale dhe Lëvizshmërinë e rinisë, ndërsa homologu i tij bullgar Laçezar Borisov do të kryesojë me sesionin plenar për Agjendë të gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, duke e përfshirë edhe “Ekonominë e gjelbërt” dhe lidhshmërinë – Nismë për zgjerim të korridoreve të gjelbërta drejt vendeve-anëtare fqinje të BE-së.

Mbledhja e ministrave të Ekonomisë në suaza të Procesit berlinas, thuhet në kumtesë, që nga vetë inicimi në vitin 2014, u bë platformë e vendosur mirë për nxitje të bashkëpunimit ekonomik dhe përforcim të lidhshmërisë në rajon.

Gjatë mbledhjes, gjithashtu, do të prezantohet edhe projekti i GIZ për e-tregti në rajonin e CEFTA-s.

“Mbledhja do të jetë mundësi e mirë për diskutim të hapur me partnerët si nga Ballkani Perëndimor, ashtu edhe me partnerët e Procesit berlinas, Komisioni, Këshilli për bashkëpunim rajonal, CEFTA, Organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, në tema të rëndësishme të lidhura me konvergjencën ekonomike dhe prosperitetin e rajonit”, thuhet në kumtesën e CEFTA-s.

Fokus i veçantë do të vendoset në përparimin e arritur nga VB-6 në vendosjen e tregut të përbashkët rajonal dhe Agjenda e gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, duke e përfshirë edhe Nismën për zgjerim të korridoreve të gjelbërta drejt vendeve-anëtare fqinje të BE-së. Tregu i përbashkët rajonal do ta intensifikojë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, duke i përfshirë masat e kryqëzimit, siç janë shiritat e gjelbërt, që i implementon CEFTA.

Related posts

Zv.mpj Isaki në hapjen e konsulatës së Kosovës në Strugë

admin

Në dhjetor 69,7 për qind e energjisë së shpenzuar elektrike nga prodhimi vendor

admin

Biden: Ballkani Perëndimor ndër prioritetet e mia

admin