11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Kovid-19 Maqedoni

Mbi 100 pacientë me Covid-19 trajtohen me plazmë gjaku

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se janë siguruar gjithsej 129 plazma gjaku, për trajtim të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Prej tyre 68 njësi janë siguruar nëpërmjet procedurës së aferezës, ndërsa 59 njësi janë siguruar nëpërmjet donimit standard.

Deri tani, 100 pacientë me COVID-19 janë trajtuar me plazmë gjaku, të krijuara nga organizmi i personave që janë shëruar nga coronavirusi.

Nëpërmjet plazmës së dhuruar të rikuperimit, antitrupat nga pacientët e kuruar përdoren për të kontrolluar sëmundjen në një person tjetër me COVID-19. Dhuruesi i plazmës rikuperuese duhet të ketë dokumentuar prova laboratorike se ai ishte i sëmurë me COVID-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet një test shtesë (i tretë) për të konfirmuar se nuk ka prani të virusit. Gjithashtu, sipas protokolleve, do të merret një mostër për të përcaktuar përqendrimin dhe/ose titullin e antitrupave neutralizues Anti-SARS-CoV-2.

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel personave që janë shëruar nga coronavirusi, të dhurojnë plazmë gjaku për të trajtuar personat e infektuar

Related posts

Kandidati VMRO-së Darko Kostovski kundër rregullimit urbanistik në lagjet shqiptare të Butelit ?!

Admin

PDSH-ja kërkon paga dyfish më të larta për personelin mjekësor (VIDEO)

Admin

Kompania “Ecolog” e familjes Destani dhuron 10 autoambulanca Maqedonisë

Admin

Mersel Bilalli: Ndoshta pa Qeveri, Maqedonia do të funksiononte më mirë

Admin

Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Admin

Nikollovski: Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës i mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com