13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Mbështetja greke për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar

Shkup, 11 nëntor – Mbështetjen greke për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, e shprehu dhe përsëriti zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandar Papajoanu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët.

Sa i përket deklaratës së shefit alternativ të diplomacisë greke Militiadis Varviciots se “kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët”, do të sjellë “ridefinim të pozicionit nacional grek për mbështetje të procesit të zgjerimit të BE-së”, Papajoanu, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes të MIA-s nga Athina, nëse kjo nënkupton edhe veto të mundshme nga Greqia, sqaroi se edhe në vetë konkluzionet e Këshillit Evropian janë të përfshirë edhe marrëveshjet bilaterale.

“Kemi thënë se jemi për fillim të bisedimeve për anëtarësim. Kjo ky përfunduar. Edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë. Sa i përket perspektivës evropiane, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekziston kusht i njohur, gjegjësisht kushtet e përfshira në konkluzionet e Këshillit Evropian. Aty gjithsesi janë edhe obligimet që kanë të bëjnë edhe në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe Marrëveshjes së Prespës”, tha zëdhënësi i MPJ-së greke.

Ai njoftoi se të hënën Greqia, gjegjësisht ministri grek i Punëve të Jashtme, organizoi drekë pune në Bruksel, në kuadër të presidencës greke me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, në të cilin janë ftuar shefat e diplomacive të vendeve të caktuara nga Bashkimi Evropian, si dhe përfaqësuesi i lartë të BE-së, Zhozep Borel.

Duke folur për takimet e parapakohshme të Dendias, Papajoanu tha se në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, javën e kaluar, nga pala greke ishin potencuar dy porosi, njëra se BE-ja dhe shtetet anëtare të Unionit duhet të bëjnë edhe më shumë për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa tjetra është se vendet e rajonit duhet ta respektojnë atë për çka janë marrë vesh.

“Ekziston një dëshpërim te vendet e rajonit sa i përket perspektivës së tyre evropiane. Pritjet e tyre janë ulur dhe për këtë, ne besojmë, ndërsa për këtë u pajtua edhe ministri slloven se duhet të bëhen përpjekje që të ndryshojë kjo klimë negative”, tha Papajoanu.

Ai e përsëriti edhe qëndrimin e Dendias se qeveritë vijnë dhe shkojnë, por shtetet mbeten, si dhe obligimet ndërkombëtare.

Në pyetjen e gazetarëve nëse nga Maqedonia e Veriut ka shkelje të Marrëveshjes së Prespës, Papajoanu tha se kjo “ishte, është dhe do të jetë çështje e agjendës së bisedimeve” në takimet me personat zyrtarë prej neve, duke shtuar se këtë vit Dendias tri herë u takua me kolegun e tij Osmani, ndërsa është folur edhe për temën konkrete.

“Por, më lejoni të theksoj, të potencoj, se kjo është një nga temat për të cilat bisedojnë. Bisedojnë edhe për tema të tjera siç janë zhvillimi u bashkëpunimit bilateral, tregtia, energjia, transporti, etj, Dhe gjithsesi pala greke gjithnjë i ngrit çështjet në lidhje me zbatimin dhe gjithsesi kërkon zbatim dinjitoz të marrëveshjes”, tha Papajoanu.

Paralelisht, edhe një herë e përsëriti qëndrimin e Athinës zyrtare se nuk i komenton ngjarjet e brendshme në shtetet e tjera.

Related posts

Fushatë e MRDPR bullgare për grumbullimin e ideve projektuese për bashkëpunim ndërkufitar

admin

Kopaç: Çmimi i rrymës do të rritet, nevojiten investime në burime të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitet energjetik

admin

Qeveria e Serbisë solli vendim për hapjen e Konsullatës së nderit të Maqedonisë së Veriut në Serbi

admin