22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Sport

Mbappe theu rekordin 63-vjeçar pas katër golave të shënuara ndaj Kazakistanit

Kylian Mbappe shënoi katër gola teksa Franca mundi Kazakistanin me rezultat 8-0 të shtunën mbrëma, me sulmuesin që barazoi një rekord që ka qëndruar për plot 63 vjet.

Ylli i PSG-së shënoi tre herë brenda pjesës së parë të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës përpara se të shtonte një gol tjetër të vonshëm për të përfunduar një mbrëmje të bukur.

Karim Benzema shënoi dy gola tjerë, ndërsa Adrien Rabiot dhe Antoine Griezmann gjithashtu gjeten rrjetën për t’i ndihmuar Francës që të konfirmojë vendin e tyre si fitues të grupit për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

Me katër golat e shënuar, Mbappe ka thyer një rekord të madh pasi është hera e parë që një lojtar francez shënon po aq gola në plot 63 vjet.

Lojtari i fundit që ka shënuar katër ose më shumë gola për Les Bleus ishte Just Fontaine, i cili shënoi katër herë kundër Gjermaninë Perëndimore në vitin 1958.

Lojtari më i fundit i Francës që ka shënuar tre ose më shumë në një ndeshje konkurruese ishte Dominique Rocheteau, i cili shënoi tre gola kundër Luksemburgut në 1985. 

Related posts

Rrëfimi i Evras që ishte i gatshëm ta sulmonte fizikisht Suarezin në rrugët e Mançesterit, por hoqi dorë kur i pa fëmijët dhe gruan e tij

admin

Faton Salihu takim frytdhënës me legjendën Roy Jones Jr.

admin

Tenistja kineze, Peng Shuai ‘zhduket’ pasi akuzoi ish-zëvendëskryeministrin për abuzim seksual

admin