33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Mashtrohet në Gostivar një person nga Ohri

Më 04.08.2022 në ora 13:10 në Stacionin Policor Gostivar, një 63 vjeçar nga Ohri ka raportuar se me datë 03.08.2022 është mashtruar nga një person për shumën prej 19.000 denarë. Sipas denoncimit, personi i ka telefonuar dhe është prezantuar si menaxher i një lokali hotelie në Tetovë dhe i ka porositur pajisje horelierik.

Siç është raportuar, personi i ka kërkuar që kur të vinte nga Ohri në hyrje të Gostivarit të takohet me një person tjetër, të marrë pjesë për një autokombajne dhe ta paguajë dhe kur të takohen në Tetovë ai do t’i japë paratë. Gjithashtu, sipas kallëzimit, pasi i ka dhënë paratë, ai e ka telefonuar dhe kërkuar personin por nuk ka mundur ta gjejë, me çka ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Related posts

Kërkohet paraburgim për 16-vjeçarin, për shkak të aksidentit tragjik në Shkup

admin

Digjet një shtëpi në Shkup, humb jetën një 75 vjeçar

admin

Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve

admin