28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

MASH: Rritet numri i nxënësve të cilët mësimin e ndjekin online

Prej fillimit të vitit shkollor deri më sot numri i nxënësve të cilët e ndjekin mësimin nga distanca është rritur për 17 për qind, përkatësisht rreth 87 për qind e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin online, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Falë mënyrës së vendosjes së mësimit nga distanca, mësimi realizohet me sukses në kohë pandemie. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti, orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe pushtetet lokale ndërsa aktualisht po punohet në sigurimin e kushteve për funksionimin e pandërprerë të mësimit online”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Nga MASH-i u bëjnë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve që janë fizikisht të pranishëm, në mënyrë konsekuente t’i respektojnë masat për mbrojtëse kundër Kovid-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi sikurse jashtë vendit të punës poashtu edhe jashtë shkollave, duke parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike nëpër shkolla do të varet nga sjellja jonë e përgjegjshme. Është vërtetuar se Protokollet për mbrojtjen e infeksionit funksionojnë, nëse të gjithë i përmbahemi masave mbrojtëse.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com