22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

MASH: Në mbledhjen globale 2021 të UNESKO-s, Maqedonia e Veriut i konfirmoi angazhimet pë arsim cilësor bashkëkohor

Shkup, 10 nëntor – Republika e Maqedonisë së Veriut dha sinjal të fuqishëm dhe i konfirmoi angazhimet për krijimin e arsimit cilësor dhe bashkëkohor, me pjesëmarrje të zëvendës ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, sot në Mbledhjen globale për arsim për vitin 2021.

Mbledhja me temë “Investoni në arsim – mobilizim global për rikuperimin nga Kovid-19 dhe për ardhmërinë e arsimit”, është organizuar nga UNESKO dhe Qeveria e Republikës së Francës, si pjesë e sesionit të 41-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s, ndërsa nga ai dolën konkludime, të prezantuara në Deklaratën e Parisit, informojnë sot nga MASH.

Siç potencojnë nga MASH, ky institucion gjatë periudhës së kaluar në mënyrë të përshpejtuar dhe me përkushtim punon në procese reformuese në arsimin fillor, si dhe në avancimin e arsimit të mesëm dhe të lartë dhe veprimtarisë shkencore hulumtuese.

Me një sërë procesesh që janë në vijim, thuhet në kumtesë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me përkushtim t’i zbatojë qëllimet kryesore në pjesën e arsimit nga Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

Në mbledhjen kanë marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Odre Azule, presidenti francez, Emanuel Makron, presidentët e Etiopisë dhe Namibisë, kryetari i Asamblesë së përgjithshme të KB-së, ministra të arismit.

Related posts

Gjendja me Covid ende alarmante, cak i virusit janë të rinjtë, masat nuk japin rezultate

admin

Dashtevski: Zgjedhjet kaluan qetë dhe në atmosferë korrekte dhe demokratike

admin

Ekskluzive / Skender Rexhepi – Zejd kundër marrëveshjes së shumicës së re

admin