2.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Masat kundër Covid, Italia karantinë totale për Pashkë

Qeveria italiane ka marrë sot një vendim për të shtrënguar masat kundër Covid. Sipas mediave në vend mësohet se nga e hëna, datë 15 Mars deri në 6 Prill, në vend do të ketë disa masa shtesë.

Pritet që disa rajone të kalojnë nga ngjyra portokalli në të kuqe, që do të thotë se do të kenë masa më të forta. Por në periudhën e Pashkëve, 3, 4 dhe 5 Prill, vendi do të jetë në një mbyllje totale.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar se dhe rajonet e verdha nga 15 Marsi do të kalojnë në regjimin portokalli dhe masat do të jenë më të forta.

Transemtueshmëria në Itali është 1.16 dhe incidenca është 250 raste për 100 mijë banorë. Duke qenë se situata e përhapjes së Covid është e lartë, qeveria ka vendosur që të marrë këto masa pasi pritet që në Pashkë qytetarë të festojnë dhe mund të ketë përkeqësim të situatës.

Masat e reja parashikojnë që të mbyllen baret dhe restorante, të mbyllen shkolla, parukeritë dhe qendrat e bukurisë. Ndërkohë për masat pas datës 6 Prill, qeveria pritet të publikojë dekrete të tjera se si do të veprohet.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com