22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve në ‘Sheshin Skënderbej’, Nikolla: Rikthimi i dënimit me vdekje?! Nuk është gjëja e duhur! Nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta

Ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Në këtë marshim janë bashkuar qytetarë , figura politike, shoqëria civile. Gjithashtu pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërsa foli për mediat, Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë.

Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë [problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.  Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunën”, tha ajo.

Related posts

Berisha vijon takimet me demokratët në Librazhd

admin

Dita e Çlirimit, Meta uron shqiptarët me këngë partizane: Lavdi dëshmorëve, që mbrojtën Lirinë dhe Sovranitetin e Shqipërisë!

admin

Mediat: Kryeministri i Holandës nesër vizitë në Tiranë, zbardhet axhenda

admin