15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Marilyn Manson deklarohet pas akuzave për abuzim

Marilyn Manson po u përgjigjet pretendimeve se ai ishte abuziv në marrëdhëniet e mëparshme.

Këngëtari shkoi në Instagram të hënën vonë, duke thënë “Natyrisht, arti im dhe jeta ime kanë qenë prej kohësh magnet për polemika, por këto pretendime të kohëve të fundit rreth meje janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit. Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithmonë krejtësisht konsensuale me partnerë. Pavarësisht se si dhe pse të tjerët tani po zgjedhin të keqinterpretojnë të kaluarën, kjo është e vërteta”.

Më herët atë ditë, aktorja Evan Rachel Wood, e cila më parë ishte e fejuar me muzikantin, shkroi në Instagram se Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, “e abuzoi tmerrësisht” për vite me radhë, shkruan CNN.

Ajo tha se Manson e abuzoi për vite me radhë, andaj ishte manipuluar dhe nënshtruar.

“Unë kam mbaruar duke jetuar me frikën e hakmarrjes, shpifjes ose shantazhit. Jam këtu për të ekspozuar këtë njeri të rrezikshëm dhe për të thirrur industritë e shumta që i kanë dhënë mundësi atij, para se ai të shkatërrojë më shumë jetë. Qëndojë me shumë viktima që nuk do të heshtin më “, shtoi ajo.

Wood dhe Manson filluan të takoheshin kur ajo ishte 19 vjeçe dhe ai ishte 38. Ata u fejuan më 2010, por i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më vonë.

Pas këtyre postimeve, labeli me të cilin kishte kontratë Manson, ndërpreu bashkëpunimin me të.

Related posts

Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e radhës, shëtitë rrugëve e veshur me shumë stil

Admin

Aktori i filmit “Rust” thotë se e ndjente se shesh xhirimi ishte kërcënues për jetën përpara se të ndodhte incidentit fatal

Admin

Fifi bën një tjetër rrëfim personal: Për tre muaj shtova 25 kilogram

Admin

Krejt papritur, Arditi i rrëmben një puthje në buzë Beniadës

Admin

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Admin

I përfshirë në krizën mes Icardit dhe Wanda Naras – Eros Ramazzotti thyen heshtjen teksa flet për raportin me gruan e futbollistit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com