19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Mariçiq: Autoritetet greke nuk mund t’i gjejnë Grujevskin dhe Boshkovskin

Ministria e Drejtësisë disa herë ka intervenuar deri tek autoritetet greke për ekstradimin e ish të punësuarve në DSK, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, por nga atje kanë marë përgjigje se të njejtit nuk mund të gjenden askund, informoi Bojan Mariçiq, ministri i drejtësisë në vend, njofton Zhurnal.

Ai thotë se ministria e drejtësisë po bën përpjekjet më të mëdha për personat që kërkohen me fletarrest ndërkombëtar dhe nëse ka ndonjë informatë opinioni do të njoftohet me kohë.

Ai shtoi njëherë nga pala greke ishte refuzuar kërkesa për ekstradimin e tyre, e më pas ministria e drejtësisë përsëri ka përgatitur kërkesë të re për ekstradim.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, më 14 dhjetor 2018 është dorëzuar kërkesë e re për ekstradim deri tek Republika e Greqisë. Në kërkesë kemi shënuar të gjitha detajet. Kemi shënuar arsyetimet pse vendimi i presidentit është pavlefshëm, më pas se është e pandryshueshme, cekëm dhe faktin se për një lëndë të PSP-së, Gjykata Supreme e Greqisë nuk është interpretuar”, tha ministri Mariçiq.

Ndryshe, Grujevski dhe Boshkovski akuzohen për lëndën “Target Fortesa” dhe u patën arrestuar nga policia greke në Selanik më 18 tetor 2017 duke tentuar për të ikur në Budapest.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com