13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia në vendin e 85 në botë për korrupsion (Lista)

Shkup, 15 nëntor – Vendi ynë ka shënuar rënie për katër vende në rang listën për korrupsion të GLOBAL RISK PROFILE të institutit zvicerian e cila hulumton korrupsionin në 199 vende të botës, informon Zhurnal.

Maqedonia sivjet u gjend në vendin e 85 në botë ndërsa vitin e kaluar ishte në vitin e 81, në grupë me Palau (84) dhe Brunei (86).

Në botë korrupsion më të ulët ka Finlanda, Norvegjia dhe Zelanda e Re, derisa në rajonin tonë më së miri rangohen Sllovenia në vendin e 29, Greqia në vendin e 37 dhe Kroacia në vendin e 47 ndërsa para nesh më mirë qëndron edhe Bullgaria në vendin e 54.

Prapa Maqedonisë gjenden Mali i Zi në vendin e 89, Serbia në vendin e 92, Kosova në vendin e 122, Shqipëria në vendin e 125 ndërsa Bosnja e Hercegovina në vendin e 131.

Në fund të listës gjenden vendet si Libia, Siria dhe Koreja e Veriut./Zhurnal.mk

Related posts

Sot festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

admin

Biznes forum Maqedoni e Veriut – Poloni

admin

Bexheti:Kjo Qeveri nuk planifikoi masa preventive për stabilitet të energjisë

admin