5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Maqedonia edhe në vitin 2021 nuk do të dalë nga kriza ekonomike

Ekonomia po rimëkëmbet me ritëm shumë më të ngadaltë sesa pritej fillimisht. Në raportin e saj të fundit, Banka Botërore parashikon që ekonomia e vendit të rimëkëmbet dhe të kthehet në nivelin para pandemisë në vitin 2022. Fokusi kryesor i qeverisë duhet të jetë vaksinimi i popullatës dhe shpenzimi i kujdesshëm i parave të buxhetit.

“Këtë vit presim rritje prej 3.6 për qind, që do të thotë se këtë vit nuk do të kthehemi në nivelin para pandemisë, por në fillim të vitit të ardhshëm mund të pritet. Mbështetja e amvisërive dhe ndërmarrjeve duhet të vazhdojë, por në mënyrë më të drejtë sepse rimëkëmbja ka filluar dhe është e nevojshme që gradualisht sektorët të fillojnë me rimëkëmbje”, tha Sanja Maxhareviq Shujster, ekonomiste e lartë në Bankën Botëtore.

Borxhi publik, i cili ka arritur 60 për qind të PBV-së, është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe Banka Botërore parashikon që ai do të vazhdojë të rritet, por me ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar. Në planin afatgjatë, Qeveria duhet të investojë në digjitalizim, kapital njerëzor, krijimin e vendeve të punës, sundimin e ligjit dhe institucione të forta.

“Investimet me përparësi duhet të merren parasysh që do t’i mundësojnë vendit të shkojë drejt një rruge mbështetëse të zhvillimit. Duhet të jetë në interes të ndryshimit të klimës dhe përdorimit të mundësive të ekonomisë së gjelbër për krijimin e vendeve të reja të punës, më të qëndrueshme. Mendoj se ato do të jenë përparësitë që duhet të merren parasysh”, theksoi Masimilijano Paoluçi, drejtor i zyrës së BB-së në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të Bankës Botërore, nga gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor, renditje më të mirë ka Serbia, e cila tashmë është kthyer në nivelet para pandemisë ndërsa më keq qëndron Mali i Zi. Gjatë pandemisë në këtë rajon kanë humbur rreth 139 mijë vende pune ndërsa nga 165 në 360 mijë njerëz jetojnë në varfëri. Për këtë vit, rritja ekonomike e gjashtë vendeve sipas parashikimit pritet të jetë 4.4 për qind.

Related posts

Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill

Admin

LSM kërkon rritje të pagave përndryshe do të rritet varfëria

Admin

Banka Botërore: Rritja sivjet 4,6 për qind, inflacioni 2,4 për qind

Admin

Dusharm: Banka Popullore realizoi suksese të jashtëzakonshme në sferën e statistikës

Admin

Rimëkëmbja nga pandemia COVID-19, Banka Botërore: Kosova duhet të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës

Admin

Gatishmëri mesatare tatimore, duhet të përmirësohet kapaciteti i administratës tatimore

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com