5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Maqedonia e Veriut zyrtarisht përfshihet në projektin Aleksandrupoli

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtim të terminalit për gaz natyror të lëngshëm 17 kilometra larg Aleksandupolit për deponim dhe gazifikim të gazit natyror të lëngshëm me kapacitet prej mbi 5,5 miliardë metra kub, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev, me rastin e nënshkrimit të memorandumeve për realizim të projekteve për terminal të gazit të lëngshëm natyror, sigurim të kapacitetit për gaz natyror dhe centralit të gazit Aleksandrupoli.

Maqedonia e Veriut merr pjesë me 25 për qind në centralin e gazit natyror në Aleksandrupoli me 800 megavatë investim prej mbi 380 milionë euro, në terminalin e gazit 10 për qind pjesëmarrje me vlerë prej rreth 370 milionë euro, projekt i mbështetur nga BE-ja, që sipas planifikimit duhet të lëshohen në përdorim deri në vitin 2023.

Bëhet fjalë për Memorandum për bashkëpunim mes Resurseve nacionale energjetike “NER SHA” Shkup dhe “Eleni Asmina Kopelozu” dhe Memorandum për bashkëpunim mes Elektranave të Maqedonisë së Veriut “SHA EEM” dhe “Gastrejd” për marrje me qira të kapacitetit në terminal, si dhe Memorandum për bashkëpunim mes “SHA EEM” dhe “DAMKO ENERXHI” për përfitim të 25 për qind pjesëmarrje në “Aleksandrupolis elektrisiti prodakshën”.

Zyrtarisht, theksoi Zaev, e përforcojmë bashkëpunimin e prejardhjes së energjetikës me kompani nga Greqia fqinje.

“Përfshirja jonë në ndërtimin e terminalit Aleksandrupoli në Greqi do të krijojë mundësi për furnizim të përhershëm dhe stabil me gaz natyror për vendin, prej ku më pas do të distribuohet edhe më gjerë në rajon”, deklaroi Zaev.

Në ngjarjen e nënshkrimit marrin pjesë drejtori ekzekutiv I Kopeluzos Grup, Hristos Kopeluzos dhe zëvendëskryetari I Gastrejd, Kostits Sifenos,, përfaqësues të Ambasadës amerikane, si dhe zëvendëskryetari I Qeverisë I angazhuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtori ekzekutiv I Resurseve nacionale energjetike – “NER SHA” Shkup, Bajram Rexhepi dhe kryetari I KD dhe drejtor I përgjithshëm i SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut – “SH.A. EEM” Vasko Kovaçeski.

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com