19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Analiza OP/ED Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Maqedonia e Veriut si kandidat i BE-së duhet të zgjedhë Avokat të pavarur të Popullit

Shkruan Agjencia e Lajmeve DailyNews.mk

Shkup, 20 tetor – Në pritje të zgjedhjes së Avokatit të Popullit,  Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon nga Kuvendi që të zgjedhë një person ekspert dhe të pavarur në këtë pozicion të rëndësishëm, në mënyrë që të mundësojë reforma në punën e këtij institucioni, i cili për vite me radhë nuk arrin të sigurojë mbrojtje efektive e të drejtave të qytetarëve.

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kujton se mandati i dytë i Avokatit të Popullit Ixhet Memeti skadon në fund të vitit 2020, dhe sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, Kuvendi është kompetent të fillojë një procedurë për zgjedhjen e një Avokati të Popullit të ri duke publikuar një njoftim jo më vonë se tre muaj para skadimit të termi aktual.

Avokati i Popillit si institucion ka ekzistuar për më shumë se 20 vjet, ai ende nuk arrin të përmbushë kriteret e përcaktuara ndërkombëtarisht për institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut, siç janë Parimet e Parisit mbi Statusin e Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Parimet e KB mbrojtjen dhe promovimin e Avokatit të Popullit të Komisionit të Venecias.

Duhet të ketë një institucion të fortë, të pavarur dhe të paanshëm të Avokatit të Popullit, me qëllim që të ketë zbatim të shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut si një parakusht themelor për përparimin në proceset e integrimit evropian.

Agjencia për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian rekomandon sigurimin e një transparence më të madhe në proceset zgjedhore dhe hapjen e tyre për numrin më të madh të kandidatëve, si dhe përfshirjen e Kuvendit, por edhe të aktorëve të pavarur në proces.

Përveç kësaj, Komisioni Evropian përsëri na ka kujtuar se emërimi i anëtarëve të organeve të pavarura bazuar në merita është i domosdoshëm për të siguruar aftësinë dhe integritetin e tyre. Kjo padyshim që vlen për Avokatin e ardhshëm të Popullit, sipas Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Si zgjidhet avokati i popullit në vendet fqinje

Në Shqipëri, në bazë të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje.

Drejtimi i Institucionit të Avokatit të Popullit është monokratik. Kjo do te thotë se puna e eksperteve dhe e te gjithë stafit te Institucionit reflektohet si përgjegjesi morale, profesionale, ligjore e politike e kreut te Institucionit, pra e Avokatit te Popullit. Kjo është edhe arsyeja përse ligji i njeh Avokatit te Popullit një diskrecion relativisht te mjaftueshem për përzgjedhjen e stafit, për ndryshimet në organike, në menaxhimin e buxhetit e deri në propozimin e komisionereve për t’u miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në bazë të Kushtetutës Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, Avokati i Popullit duhet të udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavarësisë. Avokati i Popullit mund të shkarkohet nga funksioni i tij në rastet kur dënohet me një vendim gjykate të formës së prerë, kur bëhet i paaftë mendërisht apo fizikisht për të ushtruar funksionin e tij, kur nuk paraqitet në detyrë për më shumë se tre muaj ose kur kryen veprimtari tjetër politike, shtetërore apo profesionale në kundërshtim me detyrën e tij.

Në Kosovë, Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.  Dispozitat e këtij ligji zbatohen për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike.

Institucioni i Avokatit të Popullit gëzon pavarësi organizative, administrative e financiare për realizimin e detyrave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligj.

Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike e as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj nuk marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.

Mos të ketë ndërhyrje politike për Avokatin e Popullit

Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi si shoqatë të qytetarëve që punojnë për të promovuar të drejtat e njeriut në vend dhe mbrojtjen e tyre, gjatë viteve, thonë se kanë identifikuar mangësi në menaxhimin e këtij institucioni nga Avokati i Popullit dhe mospërputhje në zbatimin e mandatit të tij kushtetues, e cila rezultoi si transparencë e pamjaftueshme, rastet e bërjes së rekomandimeve dhe mendimeve të papërshtatshme në rastet që nuk rekomandojnë eliminimin e shkeljeve të të drejtave,  monitorim jo i plotë i respektimit të rekomandimeve të bëra dhe dështimi për të ndërmarrë veprime pasuese në rastet kur institucionet nuk i përmbahen rekomandimeve, niveli i ulët i sensibilizimit dhe njohurive për të drejtat e njeriut të grupeve të margjinalizuara. Ndër vërejtjet janë: bashkëpunimi i pamjaftueshëm dhe madje edhe refuzimi i bashkëpunimit me shoqatat e qytetarëve rrallë marrin masa me iniciativën e tyre mungesa e aktiviteteve për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbledhja joadekuate e të dhënave dhe kërkime të rralla për diskriminimin.

Sipas Raportit të Pribesë, thekson se Avokati i Popullit duket se heziton të përdorë mandatin e tij të plotë, ndoshta sepse ai ekuilibron midis mos shqetësimit të partisë në pushtet për shumë raste dhe aftësinë e tij për të kryer hetime në raste më pak të politizuara. Avokati i Popullit nuk i afrohet sistematikisht shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut të ekspozuara, megjithëse, përveç presionit të dukshëm politik (direkt ose indirekt), asgjë, në teori, nuk e ndalon atë të veprojë fuqishëm në zbulimet si një mbikëqyrës i vërtetë i rendit.

Shtetit i duhet Avokat i pavarur i Popullit

Në kohën kur nevojitet të shpallen zgjedhje për nj avokat të popullit, në opinion dolën zëra se ai mund të jetë kandidati për Kryeministër nga ana e BDI-së, Naser Zyberi, por që duket se ai nuk e ka pranuar këtë post. Nga ana tjetër opozita shqiptare doli me kërkesën se atyre u takon ky post, sepse Avokati i Popullit nuk duhet të zgjidhet nga ana e pushtetit. Nëse merren parasysh të gjitha rekomandimet e BE-së, përvojat e rajonit dhe pavarësinë që duhet ta ketë ky institucion, vërtetohet se Avokati i Popullit duhet të jetë person i pavarur dhe një ekspert i fushës.

Parakusht kryesor për punën e Avokatit të Popullit është zgjedhja e një kandidati të pavarur dhe profesional, sepse institucioni ka autoritetin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve nga shkeljet nga organet e administratës shtetërore. Për më tepër, në media gjithashtu është bërë publike konflikti ndërmjet Avokatit të Popullit dhe Zëvendësit të tij, që tregon se vetë ky institucion ka përçarje dhe probleme që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit. Prandaj, është koha e fundit që partitë politike të dakordësohen për një person i cili nuk do të jetë i varur nga politika, por do të luftojë diskriminim, shkeljet, abuzimet e institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve.

Related posts

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

NEFAIL EMINI

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

NEFAIL EMINI

Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More