1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Kosovë Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Shkup, 16 shtator – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit. Kjo parashihet me Marrëveshjen për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullimin e komunikacionit hekurudhor, që u nënshkrua sot. Këtë marrëveshje e nënshkruan ministri i Financave të RMV-së, Fatmir Besimi dhe ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, që u mbajt në Shkup.

“Me marrëveshjen mundësohet thjeshtësimi i rregullimit kufitar të komunikacionit hekurudhor dhe shkurtimi i kohës së pritjes në vendkalimet kufitare. Me këtë marrëveshje përcaktohet kryerja e aktiviteteve për rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor dhe përcaktohen rregullat për rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor në këtë vendkalim kufitar. Kontrollin do ta zbatojnë së bashku punëtorët doganorë të të dyja vendeve në një pikë kufitare, përkatësisht në vendkalimin kufitar të Republikës së Kosovës, Hani i Elezit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Lidhja më e mirë dhe mundësimi i kushteve për qarkullim më të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve nënkupton shkëmbim më të mirë tregtar, si dhe prosperitet për vendet dhe rajonin. Marrëveshja do të kontribuojë në drejtim të qarkullimit më të mirë dhe më të shpejtë të mallrave, njerëzve ndërmjet dy vendeve. Me aktivitetet e këtilla të përbashkëta, kontribuojmë për qarkullim më të shpejtë të dërgesave, si dhe për kushte më të mira për komunitetin e biznesit.

Shkëmbimi tregtar midis dy vendeve nga fillimi i vitit shënon rritje prej 40.2 për qind dhe arriti në nivel mbi 200 milionë euro.

“Të dyja vendet ndërmarrin aktivitete dhe punojnë në avancimin e bashkëpunimit, duke përmirësuar lidhjen infrastrukturore. Në vazhdim është realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës deri në vendkalimin kufitar Bllacë, ku gjithashtu, ka iniciativë për vendosjen e kontrollit të përbashkët dhe në kuadër të fushës së energjetikës ndërmerren aktivitete për ndërtimin e Gazsjellësit interkonektiv midis RMV-së dhe Republikës së Kosovës. Infrastruktura më e mirë do të thotë gjithashtu tërheqje të investimeve të shumta. Të dyja vendet nënshkruan edhe marrëveshje për shmangien e tatimimit të dyfishtë në lidhje me tatimim mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin, si dhe për nxitjen dhe mbrojten e ndërsjellë të investimeve”, thonë nga Ministrian e Financave.

Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka vendosur kontroll të përbashkët në kufirin me Republikën e Serbisë në vendkalimin kufitar Tabanovcë për komunukacionin rrugor dhe duhet të vendoset edhe në pjesën e hekurudhës në Tabanovcë, si dhe në komunikacionin rrugor drejt Republikës së Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. 

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com