23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Maqedonia e parafundit me rritje ekonomike

Ekonomia shqiptare është tkurrur me një normë prej 10.2% gjatë tremujorit të dytë të vitit, pra në periudhën prill-qershor, kur goditja si pasojë e masave bllokuese për shkak të pandemisë Covid-19 ishte edhe më e madhe. Kjo normë është treguesi më i rëndësishëm i impaktit të izolimit në ekonominë e Shqipërisë, sidomos në një kohë që e gjithë Europa po diskuton mundësinë e një mbyllje të dytë. Por si është kjo normë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor? Përgjigjen e gjejmë në një analizë të gjerë të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), që mban edhe firmën e Majlinda Bregut, sekretare e përgjithshme e Këshillit.

Sipas të dhënave të tremujorit të dytë të vitit, në rajon – Shqipëria është e 4-ta për impaktin e bllokimit në ekonomi. Mali i Zi me një normë në rreth minus 20%, Maqedonia e Veriut me minus 12.7% dhe Bosnje Hercegovina me minus 10.5% e kanë vuajtur më shumë se ne izolimin në ekonominë e tyre. Serbia dhe Kosova ndërkohë kanë pasur një kosto relativisht më të vogël, me minus 9.3% në rastin e Kosovës dhe minus 9.2% në rastin e Serbisë, thonë të dhënat. Ndër gjashtë vendet e rajonit, Shqipëria është i vetmi vend në recesion edhe në tremujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Related posts

Kosova në bisedime me MCC-në për ndërtimin e gazsjellësit

Admin

CMG-ja: Kina vijon të nxitë rigjallërimin e ekonomisë globale

Admin

Kosova vendi më i lirë për të jetuar – Zvicra vendi më i shtrenjtë në Evropë

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, këtë shërbim e kryen pa pagesë Bundesbank

Admin

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com