20.9 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Politika

Maqedoni, të infektuarit nga coronavirusi do të marrin pagë të plotë deri sa janë në pushim mjekësor

Qeveria e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme vendosi që punonjësit të cilët kanë simptoma apo janë të infektuar me COVID-19 si dhe personat të cilët ndodhen në izolim, por janë pa simptoma dhe është konstatuar se janë pozitiv me coronavirusi, do të marrin pagë të plotë NETO edhe pse janë në pushim mjekësor.

“Në mbledhjen e sotme u shqyrtua Informacioni në lidhje me rregullimin e pushimit mjekësor të punonjësit e infektuar me COVID-19 si dhe te punëtorët të cilët ndodhen në izolim për shkak të parandalimit të infektimit”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se pagesa do të jetë 100% nga paga që e kanë si për personat me COVID-19 ashtu edhe me personat që ndodhen në izolim.

Po ashtu rekomandohet që organizatat e vërtetuara me ligj, dhe organet tjera shtetërore, personat fizik, komunat dhe organet tjera gjithashtu ta respektojnë këtë vendin.

Related posts

Editorial: Kosova nuk do të jetë e njëjtë në sytë e botës – nuk duhet të ketë trazira

admin

Zaharieva: Negociatat mund të fillojnë edhe 5 ditë para zgjedhjeve nëse arrihet marrëveshje

admin

Mbështetje për procesin e aderimit në BE, vullneti politik për zgjidhje është sjellje në mënyrë evropiane

admin